Pages

Banner 468

Sunday, August 26, 2012

Vetëvendosje bllokon telefonin e Hashim Thaçit

0 comments
 


Telefoni mobil i kryeministrit Hashim Thaçi, dhe ministrave Besim Beqaj, Bedri Hamza dhe Mimoza Kusari-Lila, janë bllokuar para pak kohe nga qindra mesazhe kundër procesit të privatizimit.
Nëpërmjet SMS-ve, që kanë përmbajtjen e njëjtë, katërshja qeveritare është “këshilluar” nga anëtarët dhe aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje që në asnjë mënyrë mos ta privatizojnë Postën dhe Telekomin e Kosovës, Korporatën Energjetike të Kosovës dhe Trepçën.
Aktivistët e lëvizjes, që drejtohet nga Albin Kurti, nuk janë ndalur me kaq. Nëpërmjet mesazheve telefonike dhe e-mailave në adresa personale të katër zyrtarëve shtetëror, ata kanë kërcënuar që privatizimin e PTK-së, të KEK-ut dhe Trepçës do ta ndalin duke dalë në rrugë së bashku me familjarët e tyre.
“Zëri” e ka siguruar tekstin e plotë të e-mailiat të cilin Thaçi, Beqaj, Hamza dhe Kusari-Lila e kanë marrë në e-mailat e tyre:
“z. Ministër,
Unë që po të shkruaj, jam një nga qytetarët e thjeshtë të Kosovës i brengosur me rrugën që po merr vendi im. Po marr shkas të ju shkruaj nga lajmet e përditshme mbi gjendjen e rëndë ekonomike, varfërinë, që po përhapet pa ndalur duke zhytur në skamje një numër gjithnjë e më të madh të familjeve kosovare.
Kjo gjendje e rënduar për qytetarët duket se nuk do të ketë të ndalur, të paktën jo nëse nisemi nga politikat tuaja ekonomike. E kam fjalën për procesin e privatizimit të Trepçës, KEK-ut dhe Telekomit të Kosovës , të gjitha këto simbole dhe krenari për Kosovën. Të gjithë ne, shpresat për një jetë më të mirë i kemi pasur tek potenciali zhvillimor i këtyre gjigantëve ekonomik.
Këto ndërmarrje nuk janë pronë e juaja z. Ministër. Trepça, KEK-u dhe Telekomi i Kosovës, janë ndërtuar me punën tonë të palodhshme. Prandaj, për fatin e këtyre ndërmarrjeve duhet të vendosim ne, qytetarët e Kosovës. Ju që po merrni vendime të tilla, ka kohë që jeni të shkëputur nga realiteti që e jetojnë qytetarët dhe nuk do t’i vuani pasojat e këtyre privatizimeve.
z. Ministër, nëse politikat tuaja të drejtuara kundër mirëqenies sonë do ta vazhdojnë rrugën e tyre pa u ndalur, unë dhe familja ime do të jemi të detyruar të dalim në rrugë për t’ju ndalur me çdo kusht juve dhe këtë proces. Ne, do ta kundërshtojmë në çdo formë privatizimin e Trepçës, KEK-ut e Postës dhe Telekomit të Kosovës.
Me respekt!”
Ndërkaq, ky është mesazhi telefonik që kanë pranuar katërshja qeveritare:
“Z. Kryeministër, nëse politikat tuaja te drejtuara kundër mirëqenies sonë do ta vazhdojnë rrugën e tyre pa u ndalur, unë dhe familja ime do te jemi te detyruar te dalim ne rruge për t’ju ndalur me çdo kusht juve dhe ketë proces. Ne, do ta kundërshtojmë ne çdo formë privatizimin e Trepçës, KEK-ut dhe PTK-së”.
Burime të “Zërit” brenda Lëvizjes Vetëvendosje kanë bërë të ditur se planifikohet që gjatë ditës së diel të dërgohen mijëra SMS dhe e-maila të tillë

Leave a Reply