Pages

Banner 468

Wednesday, August 15, 2012

Dhunuan barbarisht nusen e blerë në Maqedoni për 3.000 euro

0 comments
 


Një 13-vjeçare nga Maqedonia e shitur për 3.000 euro si nusja e ardhshme e një familjeje po maqedonase, është dhunuar barbarisht nga vjehrra dhe bashkëshorti, pasi mbërriti në Itali. Dhunimet ndaj saj kanë qenë jo vetëm seksuale por arrinin deri tek torturat për djegin e trupit me fill elektrik, raporton noa.al.
Nëna (vjehrra e ardhshme) e ndihmonte djalin e saj të kryente detyrën e tij si “bashkëshort”, pasi donte të demonstronte se vajza ishte e virgjër. Vjehrra e ardhshme, 34-vjeçarja Jasar Nermin organizoi një festë ku ftoi të gjithë të afërmit, të cilëve djali duhet t’u tregonte çarçafin që dëshmonte se nusja e tij ishte e virgjër.
Vajza ka mundur t’i shpëtojë dhunës, për të cilën pjesëtarët e tjerë të familjes nuk ishin në dijeni. 13-vjeçarja ka rrëfyer në polici se ishte shitur nga familja e saj për 3.000 euro tek një tjetër familje po nga Maqedonia por me banim në Venecia për t’u martuar me djalin e tyre vetëm 17-vjeç.
Policia pas kësaj ngjarje ka arrestuar djalin maqedonas dhe më pas ka lëshuar një urdhër ndalimi edhe për nënën e tij. Kjo e fundit ndërkohë ishte larguar nga shtëpia dhe qëndronte e fshehur në Napoli. Nëna dhe djali i saj akuzohen për dhunë seksuale ndaj të miturve si dhe për keqtrajtim


Leave a Reply