Pages

Banner 468

Sunday, August 26, 2012

E bënë gabimisht milioner dhe pastaj e dënojnë me burg

0 comments
 



Me katër vjet e 7 muaj burg u dënua një kinez 32-vjeçar, i cili u arratis nga Zelanda e re bashkë me milionat që banka i vendosi gabimisht në llogarinë e tij bankare.


Bëhet fjalë për shtetasin Hui Lio Gao nga Hong Kongu, i cili u shpall fajtor për shumën prej 6.78 milion dollarësh të Zelandës së re (5,51 milion dollarë amerikanë), të cilat i tërhoqi nga llogaria bankare e bankës Westpac në prill të vitit 2009.

Në gjykatën e mbajtur në Rotorua dëshmoi një nëpunës banke i cili ishte pushuar nga puna pasi kishte bërë një tjetër gabim. I kishte shtuar llogarisë së Hui më shumë zero, duke e çuar në 10 milion dollarë të Zelandës së Re, gjatë kohës që 32-vjeçari kishte kërkuar që të rritej shuma e kartës cash deri në 100.000 dollarë.
E dashura e kinezit, 33-vjeçarja Kara Haring, e cila u arratis bashkë me të, u shpall fajtore për vjedhje dhe spastrim parash dhe u dënua me 9 muaj arrest shtëpie. 

Leave a Reply