Pages

Banner 468

Saturday, August 25, 2012

Vrasja në Yzberisht, policia: Ja autori-FOTOT

0 comments
 


TIRANË-Policia e Tiranës publikoi sot disa foto të autorit që vrau mbrëmjen e së enjtes pronarin e marketit në Yzberisht, Petrit Kurti, 53 vjeç.
I armatosur me pistoletë në duart me doreza të zeza, me kapelë të kuqe në kokë, xhinsa dhe një bluzë blu të errët me shirita të bardhë tek mëngët e shkurtra. Kjo është pamja e parë që vërehet nga fotot e publikuara sot nga policia për autorin që vrau pronarin e marketit në Yzberisht.
Lidhur me ngjarjen strukturat për Krimet e Rënda në Policinë e Kryeqytetit pohojnë se po punojnë intesivisht për kapjen e autorit.
Për hetimin e kësaj ngjarje në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë është formuar grupi i posaçëm hetimor, i cili kreu veprimet e para hetimore dhe proçeduriale duke shoqëruar deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, persona dhe dëshmitarë që kanë dijeni për këtë ngjarje.

Në vendin e ngjarjes u kryen veprimet proçeduriale, si kqyrja e vendit të ngjarjes duke mbledhur dhe administruar provat.
Policia falë pamjeve nga kamera e sigurisë që viktima kishte instaluar në market ka një identikit të qartë, por ende ka mister shkaqet që kanë shtyrë personin në foto të vrasë pronarin e marketit.
“Paraprakisht nga grupi hetimor, po punohet në disa pista hetimi, por kryesisht në konfliktet e mëparshme midis viktimës dhe autorit, motive pronësie apo vjedhje me dhunë”, njofton komunikata e policise.
Policia e Kryeqytetit ka vendosur edhe shpërblimin prej 10 mijë eurosh për çdo person që jep informacion të vlefshëm, duke ruajtur në çdo rast anonimatin, mund të telefonojnë në numrat 129 dhe 069 41 00 353 dhe 069 41 04 111 .




Leave a Reply