Pages

Banner 468

Tuesday, August 28, 2012

Serbët të dehur sulmojnë policët

0 comments
 


Mitrovicë, 28 gusht 2012 (11.00)
Një grup serbësh, nën ndikim të alkoolit, duke kënduar këngë çetnike dhe ofenduar shqiptarët, kanë kaluar rreth orës 2:30 të mëngjesit të sotëm urën kryesore të Ibrit nga veriu në jug të Mitrovicës, duke provokuar në këtë mënyrë banorët shqiptarë që jetojnë në ndërtesat afër urës në jug të qytetit.

Zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Besim Hoti, ka thënë se tre prej tyre janë vënë nën arrest të policisë, të cilët pas kontaktit të parë rezistues, kanë hedhur shishe në drejtim të policëve, ndërsa katër persona tjerë kanë arritur të arratisen në drejtim të veriut.
“Njëri nga policët është goditur në këmbë me shishen e hedhur dhe ka pranuar lëndime të lehta, ndërsa tre të dyshuarit, njëri 25 dhe dy të tjerë 23 vjeçar, banorë të veriut të Mitrovicës, janë shoqëruar në stacionin policor të jugut”, ka thënë Hoti.
Sipas tij, ata i janë nënshtruar testit të prezencës së alkoolit, ndërsa kanë rezultuar me 1.52 përkatësisht deri 1.61 promil të prezencës së alkoolit.
Ai theksoi se ndaj të tre të dyshuarve, është caktuar masa e ndalimit policor deri në këndelljen e tyre ndërsa veç procedurave kundërvajtëse për prishje të rendit dhe qetësisë publike ndaj tyre do të iniciohet edhe procedura për mosrespektim të urdhrave të zyrtarëve policorë dhe sulm ndaj personit zyrtar

Leave a Reply