Pages

Banner 468

Sunday, August 26, 2012

Varrosin te gjalle vajzen sepse donte djalë

0 comments
 



Babai dhe xhaxhai i një vajze 2-muajshe janë arrestuar në Pilkhuwa sepse tentuan të varrosnin të gjallë vogëlushen sipas një rituali të vjetër që thotë se kryerja e këtij veprimi të hap rrugën për një fëmijë mashkull në familje.
Historia është bërë e ditur nga një zëdhënës i policisë lokale, i cili saktësoi se alarmi është dhënë nga roja e varrezave që kishte parë burrat të hapnin një gropë.
Sipas tgcom24.it, kur policia ka mbërritur në vendngjarje ka konstatuar se gjithçka ishte gati për ritin që do të sillte “një djalë dhe prosperitet në familje”.
Vogëlushja është shtruar në spital dhe është në gjendje të rëndë nga kequshqyerja, ndërsa babai dhe xhaxhai i saj janë arrestuar.
Champi, “guruja” i këtij riti makabër është i lirë dhe kërkohet nga policia.
Në shtresën e varfër të familjeve indiane është ende i ngulitur thellë mentaliteti se lindja e një vajze është fatkeqësi për ekonominë e familjes. Qeveria po mundohet t’i japë fund abortit të vajzave duke ndaluar rreptësisht mjekët që të zbulojnë gjninë e fëmijës gjatë ekografisë.

Leave a Reply