Pages

Banner 468

Monday, August 27, 2012

Pitbullët shqyejnë makinën në kërkim të maces

0 comments
 


Katër qen të racës “pitbull-terrier” në përpjekje për të kapur një kotele që ishte fshehur në motorin e makinës së pronarit të tyre, e kanë shqyer pjesën e përparme të mjetit, duke ia shkëputur tërësisht llamarinat. Ata kanë shqyer një gomë të përparme të makinës dhe kanë përtypur kafshata të mëdha nga parakolpi. Katër pitbullët-terrierë e kanë gjëmuar macen deri kur ajo hyri për t’u fshehur në minivanin “Dodge”, që ishte parkuar në Baning, Kaliforni. Pronari i qenve dhe i makinës kishte ndërruar gomat e saj pas incidentit, pa e ditur se në pjesën e përparme ishte një kotele, dhe ka udhëtuar 25 milje nga Baning në Palm Springs. Kotelja i kishte mbijetuar udhëtimit dhe u zbulua më pas nga shoferi, i cili lajmëroi qendrën e kafshëve dhe tani është gati për t’u adoptuar.

Leave a Reply