Pages

Banner 468

Wednesday, August 29, 2012

Kinezi qe jetoi 256 vjet

0 comments
 



Kjo është vërtet një histori e çuditshme, e cila nis nga një fshat i vogël të Kinës në vitin 1677. Kjo është historia e Li Ching-Yun, e njeriut që mendohet se ka jetuar 256 vite.
Li Ching Yuen ose Li Ching-Yun ka lindur në vitin 1677 ose 1736 dhe ka vdekur më 6 maj të vitit 1933. Vetë ai ka pretenduar se ka lindur në vitin 1736 ndërsa disa të dhëna tregojnë se ka lindur në vitin 1677. Gjatë jetës së tij, Li u martua me 23 gra, të cilat i dhanë atij 180 fëmijë.
Në vitin 1928, korrespondenti i gazetës amerikane, “Nju Jork Tajms” shkruante se shumë nga njerëzit e moshuar të lagjes së tij, e njihnin atë qëkur ishin fëmijë dhe që prej atëherë ai kishte qenë një burrë i rritur.
Pasi bëri 10 vite shkollë, ai nisi të mblidhet bimë mjekësore. Pasi mori eksperiencë në këtë drejtim, “Nju Jork Tajms” shkruan se shiti për 100 vite bimë mjekësore. Kina është një nga vendet ku rriten shumë bimë “çudibërëse”, të cilat rriten kryesisht në lartësi shumë të mëdha.
Rreth viteve 1930, profesori Wu Ching-Chien nga Universiteti i Chengdu duke kërkuar për historinë e tij gjeti një dokument të vitit 1827, ku qeveria i uronte atij 150-vjetorin e lindjes ndërsa një tjetër dokument i vitit 1877, i uronte atij 200-vjetorin.
Rekordin për jetëgjatësinë zyrtarisht e mban francezi, Jeanne Calment, që ka jetuar 122 vite e 164 ditë. Shteti kinez ka referuar për Li por kjo është në investigim e sipër.
Sekreti i jetëgjatësisë
Nuk dihet nëse sekreti i jetëgjatësisë së tij, ka lidhje me bimët “çudibërëse”. Për zbulimin e sekretit, një ditë perandori i Kinës, Pei Wu-Fu udhëtojë për në shtëpinë e tij, për ta pyetur. Për këtë ai i ishte përgjigjur: “Mbaje zemrën të qetë, siç bën breshka…, ec si një pinguin i lumtur dhe fli si një qen”.
Pasi iu bashkua ushtrisë kineze në moshën 71-vjeçare ai tregoi se sekreti i jetëgjatësisë ishin ushtrimet e përditshme, që i bënte në mënyrë të rregullt, korrekte dhe me sinqeritet – për 120 vite


Leave a Reply