Pages

Banner 468

Tuesday, August 21, 2012

Zbuloni kush është puna më e keqe në botë (FOTO)

0 comments
 


Mendoni se keni punë të keqe? Mos u ankoni, një indian paguhet vetëm 5 dollarë në ditë për zhbllokuar kanalet e ujërave të zeza në Nju Delhi. Deri këtu nuk ka ndonjë gjë të keqe, por për të zhbllokuar pusetat, Devi Lal 41-vjeç duhet të zhytet njëlloj si në pishinë.
Për shkak të erës së keq, para nisjes së punës ai pi gjithmonë disa gota të mira me alkool.
Devi Lal thotë se alkooli e ndihmon të heq mendjen nga era e keqe dhe puna që bënë. Por era është vetëm njëra anë negative. Ky është një profesion i ndaluar me ligj në Indi, për shkak të rrezikshmërisë. Gjatë 6 muajve të fundit 61 persona që punonin në zhbllokimin e kanalizimeve kanë humbur jetën. E megjithë rrezikshmërinë e lartë, sërish paga ditore për këtë punë është 5 dollarë.
Devi Lal thotë se detyrohet të punojë për të mbajtur familjen, për shkak të varfërisë së madhe.


Leave a Reply