Pages

Banner 468

Saturday, August 25, 2012

Tre djem rrahin të ëmën dhe e djegin të gjallë

0 comments
 



Një ngjarje me rite satanike ka ndodhur në Kinën e largët dhe ka pasur një fund tragjik. Tre vëllezër kanë djegur të gjallë të ëmën pasi sipas tyre, një magjistar u kishte thënë se ajo ishte një djall.

Lajmin e bën të ditur shtypi kinez. Tre vëllezërit e provincës së Henanit janë sugjestionuar nga një person që ishte prezantuar si “doktori legjendar i perandorit dhe i dërguar nga parajsa”.
Djemtë i ishin drejtuar atij për ti  kërkuar ndihmë për të zgjidhur problemet e shëndetit të gruas. Për këtë arsye, “magjistari” ka detyruar djemtë t’i japin nënës së tyre për të pirë një racion që përmbante shumë alkool të përzierë me gjak derrash, pule dhe qensh, në mënyrë që gruaja të villte dhe të nxirrte demonin që kishte brenda.
Por gruaja ka rënë në koma etilike dhe djemtë e kanë rrahur për tre orë me shkopinj dhe më pas i kanë vënë zjarrin në një varrezë. Pak orë më pas, me sinjalizim të disa personave, policia ka arrestuar “shenjtorin”, të vëllain, tre djemtë e gruas dhe kunatin e tyre, duke i akuzuar për vrasje.

Leave a Reply