Pages

Banner 468

Wednesday, August 29, 2012

Tentojnë të grabisin familjen kosovare, arrestohen në flagrancë

0 comments
 


Dy persona tentuan të grabisin me armë dhe maska një familje kosovare, e cila lëvizte me automjet në rrugën e Kombit në Milot. 

Sipas korespondetit të Shqiptarja.com, Julian Hila, policia e Kurbinit ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të dy autorëve të cilët po grabisnin me dhunë familjen kosovare. Prezenca e rastësisshme e një patrulle policie e la tendencën e të rinjve për të grabitur, thjesht një tentativë. 

Bëhet fjalë për shtetasit e arrestuar Damjan Prela dhe Ervis Alia nga Mamurrasi, të cilët ndaluan makinën me të cilën udhëtonte familja drejt Kosovës, me qëllimin për ta grabitur atë. 

Ngjarja ka ndodhur orët e pasdites së sotme në kryqëzimin e rrugës së Kombit në Milot.

Leave a Reply