Pages

Banner 468

Sunday, August 26, 2012

Tmerr! Grekët rrahin egërsisht emigrantin dhe e tërheqin zvarrë 1 km me makinë

0 comments
 


Një incident çnjerëzor ndodhi mesdtinën e të shtunës në rajonin e Nea Manoladhas, kur një emigrant  30-vjeçar nga Egjipti u dhunua egërsisht fizikisht dhe u tërhoq zvarrë me makinë nga dy banorë të zonës.

30-vjeçari i pafat, , u transferua me plagë të rënda në spitalin e Amaliadës, ndërsa dy autorët e ngjarjes u arrestuan nga efektivët e rajonit të policisë së Vardhas.

Sipas informacioneve të para, mësohet se dy grekët për shkaqe ende të panjohura, sulmuan emigrantin 30-vjeçar, pasi e dhunuan atë fizikisht me shkelma, grushte dhe e goditën me sende të forta, në vijim e vendosën pykë në kornizën e portës të makinës dhe e tërhoqën zvarrë për 1 kilometër.


Mësohet se pas transferimit në spitalin e Vardhas, si pasoj e plagëve të rënda emigranti egjiptian u transferua urgjentisht për në spitalin qendrorë të Amaliadës.

Policia e rajonit të Amaliadës deklaroi se është incidenti i tretë i ndodhur në rajon brenda pak ditëve, ku viktimat kanë qenë emigrantët, ndërsa dy prej sulmeve janë kryer ndaj emigrantëve egjiptian

Leave a Reply